18:33 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Montella trajner i Sevillas (Foto)

Vincenzo Montella është bërë me skuadër të re. Ish-trajneri i Milanit ka nënshkruar me klubin e Sevillas, transmeton IndeksOnline.

43-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2019.

Sipas faqes zyrtare të klubit spanjoll, Montella është duke angazhuar avokatët për t’ia hequr kontratën me Milanin, dhe për të nënshkruar me Sevillan të premtën në mbrëmje.

Kujtojmë se Montella do ta zë vendin e të larguarit ditë me parë, Eduardo Berizzio.

Në 17 xhirot e para të këtij sezoni, Sevilla ka arritur t’i grumbulloj 29 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të./IndeksOnline/