18:06 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mourinho – United, ndodhë befasia (Foto)

Skuadra e Manchester Unitedit ia ka vazhduar kontratën trajnerit, Jose Mourinho.

Ish-menaxheri i Chelseat ka nënshkruar kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2020, transmeton IndeksOnline.

“Jam vërtetë i nderuar dhe krenar që jam menaxher i Manchester Unitedit. Dua t’i falënderoj të gjithë, pronarët dhe z. Woodward. Kemi krijuar disa kushte të mira në skuadër dhe pritet të kenë suksese”, ka thënë Mourinho.

54-vjeçari erdhi në “Old Trafford” gjatë sezonit të kaluar, ku shpalli kampion “Djajtë e Kuq” në Europa Ligë./IndeksOnline/