12:15 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nainggolan firmos me Interin (Foto)

Futbollisti belg, Radja Nainggolan ka firmos me klubin e Interit.

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantin italian, shkruan IndeksOnline.

Ai do të jetë pjesë e Interit deri më 30 qershor të vitit 2022.

Nainggolan ishte pjesë e Romës, ku bëri afro 150 paraqitje, duke shënuar 26 gola.

30-vjeçari ka luajtur edhe për klubin e Cagliarit./IndeksOnline/