19:44 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Otto John nuk shkon te Drita, kjo është skuadra e tij e re (Foto)

Sulmuesi më i suksesshëm në Kosovë për dy sezone, Otto John është bërë me skuadër të re.

Nigeriani është rikthyer te klubi i Skënderbeut dhe do të vazhdojë karrierën e tij profesionale, shkruan IndeksOnline.

John luajti te Trepça ’89 për dy sezone sa ishte i huazuar, por tani është rikthyer në Superligën e Shqipërisë.

Për sulmuesin më në formë në futbollin kosovar u interesua edhe klubi i Dritës, e cila shpresoi se në fund do të nënshkruaj me lojtarin./IndeksOnline/