19:20 / E Enjte, 17 Maj 2018

Zyrtare: Pep Guardiola firmos kontratë të re me Manchester Cityn (Video)

Pep Guardiola ka vazhduar kontratën me kampionin e Premierligës, Manchester City.

Trajneri spanjoll ka firmosur kontratë të re tri vjeçare me ekipin nga Anglia, shkruan IndeksOnline.

Guardiola kishte kontratë deri në vitin 2019, por tani ai e ka vazhduar deri në vitin 2021.

Që nga viti 2016, Guardiola me Cityn ka fituar Premierligën dhe Kupën e Ligës (EFL)./IndeksOnline/