12:43 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pezullohet Jamie Carragher

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher është pezulluar nga puna e tij në ”Sky Sport” pasi pështyu në drejtim të një vajze 14 vjeçare.

Kompania e njohur mediatike e ka quajtur këtë gjest të shëmtuar dhe nuk lejon që punonjësit e saj të bëjnë një veprim të tillë, shkruan IndeksOnline.

“Jamie Carragher pezullohet nga Sky deri në fund të këtij sezoni në Premierligë”, shkruhet në njoftimin e medias britanike.

40-vjeçari pas këtij gjesti ka kërkuar falje, duke thënë se ishte veprim i pamenduar.

“Më vjen keq për vajzën 14-vjeçare. Kjo më shkatërron më shumë se çdo gjë. Unë kam një vajzë pikërisht të njëjtën moshë dhe nuk mund të them se si do të reagoja nëse dikush e bëri atë me të.” /IndeksOnline/