19:36 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pjaca i kryen testet mjekësore, nënshkruan me gjigantin gjerman (Foto)

Marko Pjaca ka nënshkruar me skuadrën e Schalkes. Klubi gjerman sapo njoftoi publikun se mesfushori me sukses i ka kryer testet mjekësore, transmeton IndeksOnline.

22-vjeçari nga Kroacia do të nënshkruaj kontratë deri më 30 qershor të këtij viti, por klubi i Schalkes do të ketë të drejtë blerje në fund të sezonit.

Pjaca për Juventusin gjatë dy sezoneve ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje, ku asnjëherë nuk e ka gjetur rrugën e golit./IndeksOnline/