17:18 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pochettino, +5 vite në Tottenham (Foto)

Trajneri, Mauricio Pochettino ka vendosur për të ardhmen e tij.

Pochettino edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Tottenham Hotspur, shkruan IndeksOnline.

Spurs do ta ketë në stol trajnerin Pochettino deri në vitin 2023, pasi ky i fundit firmosi kontratë pesë vjeçare.

Kontratë të re kanë nënshkruar edhe stafi, Jesus Perez, Miguel D’Agostino dhe Toni Jimenez.

46-vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2014. Argjentinasi nuk ka fituar asnjë titull me Spurs, por është shpallur katër herë trajneri i muajit në Premierligë./IndeksOnline/