17:49 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Porto zbulon të ardhmen e Iker Casillas (Foto)

Skuadra e Portos edhe zyrtarisht e ka zbuluar të ardhmen e portierit spanjoll, Iker Casillas.

Ish-portieri i Real Madridit ka nënshkruar kontratë të re me klubin portugez, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në “Twitter” – “Iker Casillas, rinovon”, shkruhet në faqen zyrtare të Portos.

Nuk ka ende detaje shtesë për kontratën, por tani një gjë është e sigurt, 36-vjeçari do të qëndroj në Portugali.

Casillas ishte duke u kërkuar me ngulmë nga disa skuadra europiane, madje spekulimet e dërgonin atë në Premierligë.

Spanjolli është pjesë e Portos që nga viti 2015 ku ka bërë afro 100 paraqitje. Këtë sezon ai u shpall kampion i Premierligës së Portugalisë, me 88 pikë, 7 më shumë se pozita e dyta Benfica./IndeksOnline/