22:01 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Sampaoli largohet nga Argjentina

Jorge Sampoli i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner  ekipit kombëtar të Argjentinës.

Ky vendim i kilianit ishte në marrëveshje me Federatën e Futbollit të Argjentinës pas një diskutimi disa ditësh.

Sampaoli së bashku me Argjentinën u eliminua nga Kampionati Botëror, në fazën e 1/8 së finales, pas humbjes nga Franca me rezultat 4-3, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, u pat njoftuar se Federata e Futbollit të Argjentinës nëse vendosin të shkarkojnë ish-trajnerin e Kilit dhe të Sevillas, atëherë duhet t’ia paguajnë plotë 15 milionë euro. Krejt kjo, pasi Sampaoli kishte kontratë me Argjentinën deri në vitin 2022./Indeksonline/