18:29 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Seedorf në La Liga, bëhet trajner i kësaj skuadre (Foto)

Clarence Seedorf është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, ka nënshkruar kontratë me ekipin spanjoll, Deporitvo La Coruna.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit spanjoll, shkruan IndeksOnline.

41-vjeçari hapat e parë të menaxherit i mori te Milanit, kurse gjatë vitit 2016 ishte te ekipi i Shenzhen.

Poashtu, legjenda holandeze ishte kandidat për ta marr përsipër Kombëtaren e Shqipërisë, por në fund humbi garën pasi trajner u emërua Panucci./IndeksOnline/