19:18 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Serie A zbulon ndeshjet e para të sezonit 2018/19, ndaj kujt debuton Ronaldo?

Liga italiane, Serie A sapo ka publikuar kalendarin për ndeshjen e parë të sezonit të ri 2018/19.

Kampionati Italian nis më datën 19 gusht, shkruan IndeksOnline.

Derbi i kësaj xhiroje do të jetë takimi mes Napolit dhe Lazios, e cila zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Torinos dhe Romës.

Kampioni i sezonit të kaluar, Juventus do të takohet me ChievoVerona. Pra, Ronaldo do të debutoj si mysafirë në Verona./IndeksOnline/