11:07 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shumë klube ishin në garë për këtë trajner, Dortmundi e zyrtarizon (Foto)

Skuadra e Borussia Dortmundit ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Klubi nga Bundesliga edhe zyrtarisht është bërë me trajner të ri, dhe në stolin e BVB-së është ulur Lucien Favre, shkruan IndeksOnline.

Favre ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjerman, ku do të qëndroj deri në vitin 2020.

“Të trajnosh Borussia Dortmundin është një detyre dhe ndjenjë e këndshme”, ka thënë Favre.

Trajneri zviceran së fundmi ishte pjesë e Nices. Ai e njeh mjaftë mirë futbollin gjerman, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbach dhe Herthan e Berlinit. 60-vjeçari po ashtu ka menaxhuar klube si; Echallens, Yverdon Sport, Servette dhe Zurich./IndeksOnline/