12:06 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Spanja ia sheh sherrin Real Madridit, shkarkon trajnerin (Video)

Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar nga detyra trajnerin, Julen Lopetegui.

Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Lopetegui, me arsye se ky i fundit nuk tregoi për marrëveshjen me Real Madridin, shkruan IndeksOnline.

“Ne kemi vendosur që ta heqim nga detyra trajnerin kombëtar. I urojmë më të mirën. Negocimi mes Realit dhe trajnerit ka ndodhur pa informacion të Federatës”, ka thënë Rubiales.

Kujtojmë që Lopetegui ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me kampionët e Champions League, Real Madrid./IndeksOnline/