14:02 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Spanja zgjedh trajnerin e ri (FOTO)

Spanja dështoi në Kupën e Botës pasi u eleminua në 1/8 kundër Rusisë.

Megjithatë, ata patën probleme pasi një ditë para fillimit të Kupës së Botës shkarkuan trajnerin, Lopetegui.

Në Kampionatin Botëror ish-kampionët e Botës u drejtuan nga Fernando Hierro, shkruan indeksonline.

Spanja ka zgjedhur Luis Enrique si trajner të ri.

Ish shefi i Barcelonës ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare pas një fushate zhgënjyese për Kupën e Botës.

Ai do ta udhëheqë vendin e tij në fushatën kualifikuese për Euro 2020 dhe potencialisht përtej. /IndeksOnline/