13:55 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Zyrtare: Spanja zgjedh trajnerin e ri (Foto)

Kombëtarja e Spanjës ka zgjedhur trajnerin e ri.

Federata e Futbollit të Spanjës sapo ka konifrumuar si trajner të ri, Fernando Hierron, shkruan IndeksOnline.

Hierro do ta zë vendin e të shkarkuarit, Julen Lopetegui, i cili u largua për shkak të marrëveshjes me Real Madridin.

50-vjeçari punën si menaxher a ka nisur në Real Madrid, si asistent në vitin 2014. Kurse, në vitin 2016 ai u emërua trajner i Oviedo-s.

Spanjolli do të nis menjëherë punën me ekipin, pasi të premten përballet me Portugalinë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës./IndeksOnline/