12:41 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtarë të BE vizitojnë Kosovën, diskutojnë për sigurinë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët më të lartë të Kosovës, u takuan dje dhe sot për të diskutuar sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Delegacionin e BE-së e kryesoi zëvendëssekretari i përgjithshëm, Pedro Serrano nga shërbimi i veprimit të jashtëm evropian (EEAS), bashkë me koordinatorin e BE-së për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, dhe drejtorin gjeneral, Olivier Onidi, nga DG HOME.

Sipas një komunikate të zyrës së BE-së, vizita është vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor për këto çështje.

“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë sfida të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të luftohen në mënyrë efektive vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Takimet gjatë dy ditëve ishin produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve për fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta në ballafaqimin me këto kërcënime. Në këtë kontekst, të dyja palët e mirëpritën që nga 13 dhjetori 2017, Kosova është partner me prioritet të plotë i Europol-it më qëllim të që forcohet më tej bashkëpunimi strategjik me BE-në. Zyrtarët e BE-së u takuan me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Terrorizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënim pà «r sigurinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nivel rajonal, koordinimi ndërmjet vendeve relevante të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të tjerë kyç është thelbësor, i lehtësuar me Nismën e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Terrorizmit (WBCTi). Nisma ka për qellim koordinimin e ndihmës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit regjional në fushën e luftimit të terrorizmit, duke minimizuar dyfishimin dhe maksimizimin e efikasitetit të kost-benefiteve”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në mbulon pjesët thelbësore relevante për luftimin e terrorizmit, përfshi krijimin e një historiku solid të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimeve të plotfuqishme, si dhe bashkëpunim të avancuar regjional dhe shkëmbim të informatave ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe shërbimeve të sigurimit.

Më 13 dhjetor 2017, Kosova është plotësisht e përfshirë në listën e partnerëve prioritarë të Europol-it për bashkëpunim strategjik