11:16 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Tjetër futbollist i Gjilanit transferohet te Drita (Foto)

Skuadra e Dritës ka transferuar një tjetër futbollist nga rivali lokal, Gjilani.

Bëhet fjalë për Zgjim Mustafan, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin e Superligës, shkruan IndeksOnline.

Mustafa ishte pjesë e Gjilanit, por ai e ka tradhtuar klubin e tij duke firmosur me Dritën.

Futbollisti pritet që të fillojë me stërvitjet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Malmos në Champions League.

Kujtojmë që përveç Mustafës, Drita ka transferuar edhe ish-lojtarin tjetër të Gjilanit, Betim Haxhimusa./IndeksOnline/