08:29 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Transferimi i radhës arrin te Lazio (Video)

Skuadra e Lazios ka bërë disa transferime të mrekullueshme këtë afat kalimtar të verës.

Klubi italian sapo ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur, Francesco Acerbi.

Mbrojtësi italian sot me mëngjes ka filluar me teste mjekësore dhe pas tyre pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.

30-vjeçari kaloi pesë sezone te skuadra e Sassuolos, ku bëri afro 160 paraqitje dhe shënoi 11 gola.

Ai më parë ka luajtur edhe për klube si Genoa, Milan, Chievo dhe Reggina.

Kujtojmë që Lazio ka transferuar edhe dy shqiptarë, Valon Berishën dhe Riza Durmisin./IndeksOnline/