09:32 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: West Ham bëhet me super trajner, menaxhoi Realin dhe Cityn (Foto)

Skuadra  e West Hamit është bërë me trajner të ri.

Klubi nga Premierliga ka zyrtarizuar si trajner të ri, Manuel Pellegrinin, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i Villarrealit, Malagas, Real Madridit dhe Manchester Cityt ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare.

Kryetari i klubit, David Sullivan tha: “Unë jam i kënaqur që do ta pres Manuel Pellegrinin në West Ham. Ai është një nga trajnerët më të respektuar të futbollit në botë. Ishte e rëndësishme ta marrim një trajner me përvojë në Premierligë”.

Pellegrini e njeh mjaftë mirë Premierligën, pasi në sezonet 2013/16, 64-vjeçari fitoi Premierligën dhe Kupën e Ligës./IndeksOnline/