13:34 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: West Ham transferon yllin e Dortmundit (Foto)

Skuadra e West Hamit ka bërë “goditjen” e radhës në afatin kalimtar të verës.

Londinezët kanë transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë katërvjecare për një tarifë ta pazbuluar.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin e West Hamit. Këta janë një skuadër e madhe me tifozë shumë të bukur. Dhe më të vërtetë jam shumë i lumtur që do të luajë në Premierligë”, ka thënë Yarmolenko.

Ukrainasi para se të transferohej në Bundesliga, kishte luajtur për Dinamo Kyiv, ku shënoi 175 gola dhe bëri mbi 100 asistime./IndeksOnline/