17:09 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ylli i Real Madrid sot operohet nga “zorra qorre”, mungon tri ndeshje

Njëri nga futbollistët më të mirë të Real Madridit, Isco do t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditës së sotme.

Isco është caktuar t’i nënshtrohet një operacioni urgjent pasi të jetë diagnostikuar me apandesit ose në gjuhën popullore njihet si “zorra qorre”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi klubi nga kryeqyteti spanjoll, shkruan indeksonline.

“Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Isco, ai u diagnostikua me “apendicitis akute”. Lojtari do të kryej një intervenim në orët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Real Madrid.

Isco pritet të mungoj në tri ndeshjet e ardhshme për klubin. /IndeksOnline/