18:01 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Zidane tregon se a do të luaj Ronaldo në finale

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo kishte pësuar një lëndim gjatë shënimit të golit kundër Barcelonës në El Clasico.

Tifozët madrilen ishin të shtangur për fatin e tij pasi ishte në dyshim rikuperimi për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Megjithatë, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka thënë se portugezi do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Të gjithë do të jenë në rregull për finalen – Cristiano, Isco dhe Carvajal”.

“Cristiano ishte në dilema pas lëndimit dy ditë më parë. Por ai është mirë, ai po ecën normalisht”.

“Askush nuk do të ketë ndonjë problem për finalen, të gjithë do të jenë në 150 përqind”, ka thënë Zidane.

Kjo është finalja e tretë radhazi e Ligës së Kampionëve për trajnerin francez që kur u emërua trajner i Real Madridit. /IndeksOnline/