17:56 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtari gjerman thotë se Kosova nuk është pengesa e vetme e Serbisë

Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë me të cilën përballet drejt anëtarësimit në BE.

Kështu ka thënë Kryesuesi i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen plotësisht para se vendi të anëtarësohet në BE.

“Anëtarësimi i Serbisë në BE është i pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është sfida e vetme e Serbisë”, ka thënë Krichbaum për të përditshmen serbe “Politika”.

Sipas tij qëllimi është përcaktuar qartë në Kornizën Negociuese me Bashkimin Evropian: marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen plotësisht para se të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Vetëm atëherë të dyja këto vende mund të arrijnë perspektivën e tyre evropiane. Historikisht, Bashkimi Evropian është mbi të gjitha një projekt i paqes. Prandaj, ne nuk duam dhe nuk do të importojmë konflikte dypalëshe të pazgjidhura”, ka thënë Krichbaum . /Indeksonline/

 

Temat: