19:26 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtari i UEFA-s dhe i FFK-së, Arianit Ahmeti vëzhgojnë stadiumin para ndeshjes

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillim të ndeshjes, Kosovë – Ishujt Faroe.

Stadiumi, ”Fadil Vokrri” është nikoqiri për ndeshjen e sontme që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi në fjalë mori licensimin final nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA muajin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani kur kanë mbetur edhe pak deri në fillim të ndeshjes, zyrtari i UEFA-s dhe ai i FFK-së, Arianit Ahmeti janë duke e vëzhguar stadiumin.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar më tutje./IndeksOnline/