14:05 / E Martë, 04 Gusht 2020

​Bajrami: Programi për Reforma në Ekonomi adreson edhe rritjen e punësimit

Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin e ekonomisë dhe identifikohen mundësitë reale të rritjes ekonomike vjetore.

Kështu ka deklaruar ministrja e Financave Hykmete Bajrami në takimin e sotëm konsultativ për procesin e hartimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2021-23.

“Ne kemi një rrugë të qartë për adresimin e buxhetit dhe ekonomisë. Programi gjithashtu adreson edhe për rritje ekonomike dhe rritje të punësimit”, tha Bajrami.

Ajo ka folur për rishikimin e buxhetit dhe rënien e të hyrave buxhetore deri në fund të vitit si pasojë e pandemisë.

Takimi pas fjalimit të ministres Bajrami është mbyllur për media.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministri i Ekonomisë Blerim Kuqi, ai i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ministri i MTI Vesel Krasniqi.