17:38 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

​BMW prezanton Serie 3 karavan

Brezi i ri është më i gjatë në krahasim me paraardhësin, dhe motorizimi përbëhet nga tre motorë dizel dhe tre motorë benzinë.

BMW ka publikuar fotot dhe detajet teknike të serisë së re 3 Touring, pothuajse një vit pas futjes së sedan. Modeli i ri është më i gjatë në krahasim me gjeneratën e nisjes – është 4,709 mm e gjatë, ndërsa gjerësia e automjetit është 1,827 mm dhe lartësia 1,470 mm.

Diferenca mes boshteve është zgjatur për 41 mm, kështu që tani është 2.851 mm.

Dimensionet më të mëdha reflektojnë gjithashtu volumin e bagazhit që tani ka 500 litra (5 l më shumë se paraardhësi i tij). Përveç kësaj, gjerësia e bagazhit është 112 mm më e madhe se më parë.

Motorizimi i serisë 3 BMW Touring përbëhet nga tre benzinë dhe tre motorë dizel. Modeli bazë i benzinës është 320i Touring, i pajisur me një motor me 4 cilindra 2.0 me 184 kuaj fuqi.

330i Touring përdor një motor me 4 cilindra 2.0 litërsh dhe fuqia e njësisë së drejtimit është 258 kuaj fuqi.

Në krye të ofertës është BMW M340i xDrive Touring me një benzinë 6 cilindra 3.0 që sigurojnë 374 kuaj fuqi. Për të gjitha versionet e benzinës, fuqia transferohet te rrotat duke përdorur një automatik me 8 shpejtësi.

Dizeli bazik është 318d Touring, me motor 4 cilindra 2.0 litërsh dhe me 150 kuaj fuqi. Pasojnë 320d Touring 2.0 litra me 190 kuaj fuqi, e cila mund të porositet në një variant me katër boshtet.

Motori më i fuqishëm i naftës është 330D xDrive Touring, që paraqet një motor me 6 cilindra 3.0 litra me 265 kuaj fuqi.

BMW prezantoi versionin e parë karavan të “treshes” 32 vjet më parë. Deri tani, në mbi pesë gjenerata të mëparshme janë shitur 1.7 milion Touring Series 3 dhe vetëm në gjeneratën e fundit janë shitur 500.000 automjete, gjë që dëshmon rëndësinë e këtij modeli për kompaninë bavareze.

Modeli i ri do të fillojë shitjen në shtator, kur do të njihet dhe çmimi, dhe do të prodhohet në Munich.