13:28 / E Enjte, 02 Korrik 2020

​Britania e Madhe refuzon kërkesën e Maduros për kontrollin e arit

Një gjykatës britanik refuzoi t’i jepte Venezuelës kontroll mbi më shumë se një miliard dollarë ar, që është në kasafortën e Bankës së Anglisë.

Ai vendosi që ishte e paligjshme dorëzimi i tij te Nicolas Maduro, pasi Britania nuk e njeh atë si president të Venezuelës.

Reutersi raporton se një gjykatë britanike në rastin se kush kontrollon rezervat e arit të Venezuelës, të cilat janë të vendosura në Londër, vendosi që Britania e Madhe “njohu” liderin e opozitës Venezuelës Juan Guaido si president, transmeton KosovaPressi.

Maduro kërkoi që ari t’i dorëzohej, në mënyrë që të ndihmonte vendin në luftën kundër pandemisë Covid-19, transmeton KosovaPressi.

Sidoqoftë, Banka Qendrore Britanike, qeveria e së cilës e njeh Guaidon si një drejtues legjitim, nuk pranoi t’ia dorëzonte arin Qeverisë socialiste të Maduros.

Guaido kërkon t’i ruajë rezervat e arit në Bankën e Anglisë për t’i mbajtur larg Qeverisë së Maduros.

Banka Qendrore e Venezuelës ka kërkuar të marrë arin, të cilin dëshiron ta shesë për ushqim dhe pajisje mjekësore, pasi Venezuelës i duhen në mënyrë të dëshpëruar në luftën kundër pandemisë.

Saros Zaivala, një avokat që përfaqëson Maduron, premtoi ta paraqesë një apel.

Ai tha në një deklaratë se verdikti “injoron plotësisht realitetin e situatës në terren” në Venezuelë.