23:34 / E Premte, 16 Shkurt 2018

​Ministri Hasani: Sot festoni me prodhime vendi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës qe të festojnë me prodhime vendore.

Postimi i plotë i ministrit Hasani

Kosova feston sot 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit. Urime të gjithë qytetarëve ditën që na kujton më së shumti sakrificat e shqiptarëve ndër shekuj për liri dhe pavarësi!

Dhjetë vjet punë e përkushtim për ta bërë shtetin. Rruga nuk ishte aspak e lehtë. Punë e shumë sfida të tjera na presin, por ne nuk do të ndalemi që vendi ynë të ecë përpara sikur të gjitha shtetet e tjera të zhvilluara.

Ky përvjetor na bën të kthejmë kokën pas dhe të kujtojmë të gjithë ata falë sakrificës të të cilëve ne sot festojmë dhjetë vjet të shtetësisë.

Mos harroni edhe sot festoni me prodhime vendi, sepse vetëm kështu e lartësojmë shtetin tonë.