21:08 / E Shtunë, 09 Qershor 2018

​Në Skoci mund të blesh titullin e fisnikut

Të prirë për t’iu bashkuar radhëve të fisnikërisë skoceze, një industri e vërtetë është shfaqur në Skoci, duke u mundësuar individëve të zakonshëm për t’u bërë fisnikë me blerjen e një titulli, të paktën me letra.

Kompania “Highland Titles” ka bërë pjesë të fisnikërisë rreth një çerek milionë individë nga shtete të largëta si Australia, Kanadaja dhe Rusia.Për vetëm 29,99 stërlina (34 euro), çdokush që mund të marrë një certifikatë që i jep titullin “lord”, “zotëri” apo “zonjë” të një parcele të vogël toke (0,093 metër katror) në kodrinat e pafundme të “Highlands”.

Çmimet rriten në varësi të sipërfaqes së blerë. Peter Bevis, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie me seli në ishujt Anglo-Normandë, sqaron se arkëtimet e regjistruara që nuk janë publikuar shkojnë për mbrojtjen e rezervave natyrore. Sipas tij, klientët janë plotësisht të vetëdijshëm se nuk bëhen aristokratë të vërtetë.

“Gjithkush pëlqen të jenë ‘pronar i vogël’ i një copë toke”, pohoi ai për shtypin. Blerësit nuk mund të pretendojnë se janë bërë pronarë të mëdhenj tokash apo rivalët e drejtuesve të mëdhenj të klaneve skoceze. Pjesët e tokës së shitur vazhdojnë ndërkohë t’i përkasin “Titujve Highland”. Ju nuk mundeni ligjërisht në Skoci të merrni në zotërim një copë tokë”, theksoi deputeti rajonal i gjelbërt, Andy Wightman, specialist i reformës së tokës. Njerëzit janë të lirë të blejnë ç’të duan në internet. Disa blejnë një copë të Hënës, etj…. Nëse kjo gjë është burim kënaqësie, është zgjedhja e tyre.