Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon te tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi qё jemi nё sezonin dimёror. Sipas Institutit Meteorologjik tё Kosovёs, ёshtё duke mbizotëruar mot i ftohtё dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cili do tё vazhdojë edhe ditёt ne vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, te tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’u përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut.
Ndaj tё gjithё shoferëve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, policia do tё marrë masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit.