19:23 / E Hënë, 26 Tetor 2020

​Stano: Takimet Kosovë-Serbi do t’i nënshtrohen masave belge për koronavirusin

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi sot se në një situatë të përhapjes në rritje të koronavirusit në Bruksel, takimet e ardhshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale dhe belge të futura për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Ai këto komente i bëri për Tanjug, pasi Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së njoftoi sot se takimet fizike të punës në Bruksel do të ulen në “minimumin absolutisht të nevojshëm” për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Ndryshe, nuk ka ende një datë të saktë se kur do të vazhdojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.