17:24 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

​Trump do të dëshmojë në hetime mbi punën e kompanisë së tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur sot në zyrën e Prokurorit të Shtetit të Nju Jorkut në Manhattan, ku supozohet të dëshmojë në kuadër të hetimeve për aferat e kompanisë familjare.

Prokurorja e shtetit të Nju Jorkut, Leticia James, po heton nëse Organizata Trump ka “fryrë” vlerat e pasurive të paluajtshme.

Ajo tha se hetimi i saj nxori prova se Organizata Trump, e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe prona të tjera, mbivlerësoi vlerat e pronave për të marrë kredi të buta dhe vlerat e nënvlerësuara për të marrë lehtësime tatimore.

Sipas raportimeve, Trump dhe dy fëmijët e tij të rritur, Donald Trump Junior dhe Ivanka Trump, luftuan për të shmangur dëshminë, por ata dështuan.

Trump njoftoi se do të takohet sot me Prokurorin e Shtetit të Nju Jorkut dhe deklarata nuk do të bëhet publike. Shtohet se fëmijët e tij tashmë janë marrë në pyetje.

Trump ka mohuar keq bërjen dhe e ka quajtur hetimin e Nju Jorkut të motivuar politikisht, duke aluduar se prokurorja Leticia James ishte demokrat.

“Kur të takohem me Prokurorin e Përgjithshëm racist të Nju Jorkut, do të jetë vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë amerikane”, tha ai, duke shtuar se “shoqëria e tij dhe ai janë nën sulm nga të gjitha anët në këtë ‘republikë banane’”.