18:47 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

​Digjet ura 900-vjeçare në Kinë

Ura më e gjatë me hark prej druri në Kinë, e ndërtuar 900 vjet më parë në provincën Fujian, është shembur pasi u përfshi nga zjarri.

Ura Wanan, e ndërtuar gjatë Dinastisë Song (960-1279), u dëmtua nga një zjarr mbrëmë, shkruan Global Times.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar. Ura njihej gjithashtu si Ura e Paqes Universale dhe ishte ura më e gjatë me hark prej druri në Kinë, me gjatësi 98.2 metra.

Ura e Vananit mbrohet në nivel kombëtar si një pasuri kulturore që nga viti 2005.