18:12 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Gent Cakaj takon ministrin për Diasporë të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj ka takuar në Paris, ministrin për Diasporë të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Gjatë qëndrimit në Paris pata edhe një takim zyrtar me Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, z. Edmond Ademi ????!

Diskutuam për një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane ??! Po ashtu, nënvizuam nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.