16:15 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

​Haradinaj-Stublla përplaset me deputetin e LDK-së

Vizita e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla muaj më parë në ShBA dhe takimi me diasporën shqiptare atje është bërë “mollë sherri” i përplasjes së saj me deputetin e LDK-së, Faton Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ky i fundit insistoi se ministrja nuk ka njohuri për diasporën atje dhe se ka përdorur një qasje selektive ndaj tyre.

Por ministrja i tha deputetit se ai nuk është arbitër i historisë dhe se po përdorë divergjenca për përçarje atje.

Linku KËTU