12:33 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

​Italia i ofron mbështetje Lajcakut për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajcakut si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Kosovën.

Orlando përmes një postimi në Twiter ka thënë se Lajcak mund të llogaris në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përshëndes emërimin e @MiroslavLajcak si Përfaqësues i Posaçëm i #BE-së dhe i uroj suksese.

Ai mund të llogarisë në mbështetjen e #Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes #Kosovës dhe #Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.