07:02 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Ministri Gent Cakaj viziton Kosovën, takohet me Thaçin, Kurtin, Konjufcën dhe Osmanin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Cakaj do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Po ashtu Cakaj do të pritet edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është agjenda e Cakajt per nesër: 10:00 – Takim tetë a tetë mes dy homologëve, Cakaj dhe Konjufca (MPJ e Kosovës); 10:25 – Takim dypalësh me praninë e delegacioneve;

11:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Punëve të Jashtme;

11:15 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Taçi (Presidenca e Kosovës);

12:00 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kuvendi i Kosovës);

12:30 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti (Kryeministria e Kosovës).