10:48 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Policia në aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Obiliq kundër disa lokaleve nën dyshimin për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 6 persona, ndërsa janë sekuestruar 8 pajisje të lojërave të fatit.

“Njësitet policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë.