11:05 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

​17 aktakuza, ndaj 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në raportin 24- orësh të Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se me urdhër të tij janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si edhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48- orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”, si edhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si edhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Brenda 24- orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.