11 dhjetori do të mbahet në mend, shtohet edhe meçi mes Wilderit dhe Opetaias
Një tjetër përballje e madhe i është shtuar mbrëmjes spektakolare të boksit, ku Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të përballen në Cardiff të Uellsit.
Deontay Wilder do të zbresë në ring kundër kampionit të peshës cruiser, Jai Opetaia, i cili për këtë duel do të ngjitet në kategorinë e peshave të rënda, shkruan Indeksonline
Opetaian e pret një sfidë tejet e vështirë përballë Wilderit, njërit prej boksierëve me goditjen më të fuqishme në historinë e boksit.
Kjo përballje është planifikuar për të premten, më 11 dhjetor, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën Netflix./Indeksonline/

