09:00 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

​127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë me respiratorë dhe 100 të tjerë janë me oksigjenoterapi. Ndërsa 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu janë edhe 32 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.

“127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë me respiratorë, 100 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19: 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe ahërbimit teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.