16:18 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

13 Hijet e Xhensila Peres

Edhe pse kanë kaluar disa vite që kur bukuroshja Xhensila Pere u shpall Miss Universe duke përfaqësuar kështu, Shqipërinë në kompeticionin më të madh të bukurisë në glob, ish-missi vazhdon të qëndrojë ë qendër të vëmendjes së mediave, por jo vetëm.

Ndryshe nga “koleget” Xhensila qëndron akoma interesante në sytë e publikut dhe jo, jo falë ndonjë skandali, sherri apo metodave të tjera, që së fundmi janë kthyer në normale për të tërhequr vëmendjen.

Xhensila Pere është personazhi i rradhës që vjen në “13 Hijet” e Indeksonline për t’u testuar në pyetje aspak normale për një miss. (Apo ish-miss?)

  1. Të qenurit miss, është punë më kohë të pjesshme apo me kohë të plotë?

Ore, kush të ka thënë që të qenurit miss është punë fundja? Miss është një lloj gjendje, mund të them, që nëse ke qenë vazhdon të mbetesh dhe nëse nuk ke qenë nuk ke si të vazhdosh të jesh. Përshembull, Valbona Selimllari dhe Adrola Dushi, kanë qenë missed he d të vazhdojnë të jenë misse gjithë jetës.

Unë do të thoja: “Once a miss, always a miss!”

  • Çfarë i duhet një vajze për të qenë një miss?

Pikë së pari, një vajzë duhet të jetë e bukur dhe me tipare të mira. Duhet sigurisht, të jetë e gjatë. Ama, kjo nuk do të thotë që të heqësh dorë nga zgjuarsia (qesh). Ideja është që të kesh një bukuri të jashtme, por edhe të brendshme.

  • A duhet që një miss të mendojë për diçka tjetër përveçse të jetë e bukur?

Unë kam qenë gjithmonë e mendimit që një vajzë, lejekalim ka bukurinë, por lejeqëndrim ka zgjuarsinë dhe inteligjencës.

Pra, nëse je vetëm e bukur do të qëndrosh “relevant” për një kohë mjaft të shkurtër. Nëse je dhe e bukur dhe e zgjuar… epo, kuptohet vetë!

  • Bukuri lind apo bëhet gjatë rrugës?

Bukuria lind. Bisturia korrigjon. Besoj se nuk ka më nevojë për koment…

  • Të jesh e bukur është e domosdoshme në ditët e sotme apo tipar plotësues?

Me zhvillimin e teknologjisë dhe rrjedhimisht dhe rrjeteve sociale, të cilat po kthehen në një mjet mjaft të rëndësishëm të jetës dhe karrierës së një njeriu, ka ardhur koha që bukuria të jetë e domosdoshme. Por, bukuria është relative dhe gjithkush ka perceptime të ndryshme.

  • Xhensila Pere, do të fshinte nga memoria pjesëmarrjen në Miss Universe. Për ç’shkak?

Uh qyqja! Për as edhe një shkak!!

  • Je ndjerë ndonjëherë e nënvlerësuar vetëm e vetëm sepse ke pasur mbi supe titullin “Miss”?

Dua të jem e sinqertë kur them që po. Sepse vazhdimisht misset perceptohen si vajza që janë thjesht të bukura, vajza që janë thjesht fasadë dhe kaq. Ndërkohë na fusin të gjithave në një thes, sikur jemi të gjitha veç të bukura. Është njësoj sikur të themi tani që të gjitha këngëtaret nuk dinë të këndojnë dhhe stonojnë… Gjë që sigurisht, nuk është e vërtetë!

  • Para dhe pas famës së missit, kur je ngacmuar më tepër?

Falë Zotit (qesh) nuk kam vuajtur ndonjëherë për ngacmime! Dhe e di pse? Sepse një miss ëstë gjithnjë në modë!

  • Pak muaj më parë festove 30 vjetorin në një super festë në kryeqytet. Partnerin e kishe të ftuar aty?

Të të them një sekret të vockël fare? Unë jam single!

  1. Të shohim që po e shijon jetën tënde në maksimum. Kur mendon të krijosh një familje?

Është e vërtetë që po e shijoj jetën se fundja, kampunuar që të kem disa ditë apo muaj në të cilët t’i marr jetës më të mirën. Por familja do të vijë në momentin që partneri i duhur të vijë! E di që duket si klishe, por ja, ka akoma njerëz që presin të duhurin!

  1. Në shtëpinë tënde, do të vendoste burri apo me të drejta të barabarta?

Nuk e kuptoj si ma bën këtë pyetje njëherë… Sigurisht, që me të drejta të barabarta!

  1. Pse je larguar nga stafi i Miss Universe?

Largimi nga stafi i Miss Universe ka ardhur si pasojë e një projekti televiziv që do të vijë së shpejti në ekran. Është një projekt që vjen nga unë dhe dikush tjetër që do t’ua lë surprizë. Do të kemi surpriza, pa merak!

  1. Pra, kur do t’i futesh muzikës edhe ti?

Uh. Mendoj që shqiptarëe u janë PËRDHUNUAR veshët mjaftueshëm për të qenë dhe unë. Po jua bëj këtë të mirë! (qesh)