08:54 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

20 të lënduar në protestë në Beograd, automjeteve të policisë u vihet flaka

13 oficerë policie dhe shtatë civilë u lënduan gjatë trazirave të mbrëmshme për shkak të futjes së një shtetrrethimi në Beograd. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Kontejnerët e djegur, mbeturinat në rrugë, shenjat e trafikut të prishura, gurët, makinat e djegura të policisë, disa dritare të dyqaneve të prishura, janë tablo pas protestave të mbrëmshme në Beograd.

Siç i kanë thënë RTS-së në Ndihmën e shpejtë, 13 policë dhe shtatë civilë u lënduan në trazirat.

Këtë mëngjes, ka një kordon policie përpara ndërtesës së Parlamentit të Serbisë. Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme janë vendosur gjithashtu para institucioneve të tjera të rëndësishme në Beograd, si edhe në disa kryqëzime më të mëdha.