22:54 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

3 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 227

Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.

Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38).

Sot më 09 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Vrapçiq-Gjilan i gjinisë mashkull, të moshës 72 vjeç dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 23 mars 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 31 mars 2020. Pacienti ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.