13:21 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

35-44, mosha më e prekur nga Covidi-19, në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 5.000.

E, 1.629 raste të konfirmuara deri tani janë pikërisht në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

1.192 raste janë ende aktive, ndërsa 416 janë shëruar tashmë. Sakaq viktima 21.

Sipas një tabele të publikuar nga Komuna e Prishtina, del se mosha më e prekur nga ky virus është ajo 35-44, me gjithsej 298 raste.

Kujtojmë se sot në orën 15:00 përmes një konference shtypi, do të bëhen të ditura edhe rastet e reja me COVID-19,  ku priten rezultatet e 400 testeve./Indeksonline