22:33 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

5 gjëra që doja të m’i kishin thënë para se të lidhesha me një baba beqar!

Ndonjëherë takon dikë dhe as që ia ke idenë që bota jote do të ndryshojë rrënjësisht. Kjo më ndodhi mua, kur takova atë, një baba single 29-vjeçar. Ai ishte gjithçka unë doja dhe më shumë se aq: inteligjent, i lezetshëm dhe shumë pasionant. Por gjithë këto cilësi që e bënin perfekt vinin bashkë me një fëmijë.

Ai dhe ish- e dashura e tij ishin bërë prindër pak muaj para se unë ta takoja. Në fillim ky s’ishte problem për mua sepse gjithmonë i kam dashur fëmijët, por kur përfshihesh në një lidhje, gjërat s’janë njësoj. Edhe pse vetë jam rritur me prindër të ndarë nuk kisha asnjë ide sa e komplikuar, stresuese ishte të rrisje një fëmijë dhe në të njëjtën kohë të mbaje lidhjen me dikë.

Lidhje ime nuk funksionoi dhe tani jam vetëm, por çfarë do të doja të dija para kësaj historie janë faktorët më poshtë.

Xhelozinë duhet ta lësh mënjanë.

Kur del me një baba beqar, duhet të kujtosh që ish-i i tij do të jetë gjithmonë prezent. Në jetën e një fëmije, duhen të dy prindërit dhe kjo është e kuptueshme.

Ish- e dashura e tij ishte gjithmonë rrotull nesh. Ata ziheshin për takimin tek mjeku, për pushimet e radhës dhe kjo ishte diçka me të cilën unë duhet të mësohesha. Ajo në një mënyrë a një tjetër, do të ishte gjithmonë aty.

Duhet ta mësosh që nuk je ti prioriteti!

Të gjithë prindërit vendosin në fillim fëmijët e tyre. Për mua ishte e vështirë fillimisht të pranoja që vëmendja nuk do të fokusohej e gjitha tek unë. Ai s’ishte kur mua më duhej diçka apo kur isha kisha nevojë për mbështetje, shkruan anabel. Duhet të ishte me të birin dhe e kuptoj!

Fëmija është botë krejt tjetër!

Para se të takoja atë, besoja kaq shumë tek aftësitë e mia për të rritur një fëmijë. Shpejt mësova, që në fakt nuk dija asgjë. Çdo ditë e jetuar me vogëlushin më sfidonte dhe mësoja diçka të re. Ka disa gjëra rreth prindërimit që s’ti mëson dot askush derisa t’i mban vetë atë krijesë të vogël në duar.

Nevoja për “pak kohë vetëm” merr kuptim krejt tjetër

Pas një dite të lodhshme në punë, gjithçka doja të bëja ishte të shtrihesha me të dhe të shihnim TV.  Kjo s’ndodhte shpesh, sepse një ditë ai ishte në punë, një ditë tjetër duhet të kalonte kohë me të voglin.  Sërish më duhej ta kuptoja!

Edhe ndarja është më e vështirë!

Kur rashë në dashuri me të, nuk planifikova që do të bija në dashuri edhe me të. Ajo që di tani është se kur lidhesh me një burrë beqar me fëmijë, ata janë dy njerëz që ecin dorë për dore. Kalova shumë kohë me të dhe kujtimet më të bukura i ruaj me djalin e tij.

Në fund, kujtohesh që ai nuk është yt bir, pavarësisht sa përzemër e ke apo sa të mungon.  E vërteta është që kur ndahesh me prindin e tij/saj do të ndahesh dhe me të. Dhe po, kjo e bën dyfish më të vështirë!