23:19 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

5 minuta për të larguar dhimbjen e qafës

Në fakt, rreth 45% e njerëzve që punojnë vuajnë nga një qafë e ngurtë dhe me dhimbje të paktën një herë në jetën e tyre. Për fat të mirë, ka disa ushtrime të thjeshta që mund të bëni për të ndihmuar në heqjen e dhimbjes shpejt dhe të parandaloni krijimin e tyre në të ardhmen.

Hapi 1: Relaksoni muskujt e qafës tuaj. Vendosini të dyja duart në kokë dhe tërhiqeni atë poshtë si në figurë. Qëndroni kështu për 30 sekonda dhe do të ndjeni tërheqjen në muskujt e qafës, shpinës dhe supeve.

Hapi 2: Përmirësoni lëvizshmërinë e shpatullave tuaja. Njërin krah ngiheni lart dhe përthyejeni pas kokë dhe tjetrën uleni poshtë dhe përthyejeni pas shpine. Tani mundohuni t’i bashkoni të dyja pas shpine. Në momentin që e arritët qëndroni ashtu për 30 sekonda. Më pas ndërroni krahët.

Hapi 3: Rritja e qarkullimit të gjakut në qafën tuaj. Qëndroni në këmbë më trupin drejt dhe duart e shtrira dhe të relaksuara. Më pas mblidhini të dyja supet lart bashkë me qafën, qëndroni disa sekonda dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5 herë.

Hapi 4: Tërhiqni dhe relaksoni muskujt e krahut. Qëndroni anash një muri dhe njërën dorë shtrije i në të pas shpinë. Tërhiqeni atë sa të ndjeni muskujt e krahut të tensionohen. Kjo do të largojë çdo dhimbje muskulore në atë anë. Të njëjtën gjë bëni edhe me dorën tjetër.

Hapi 5: Largohuni spazmat e muskujve. Uluni në një pozicion të rehatshme me shpinë tuaj drejt. Ngrini duart lart, dhe bashkojini sipër kokës, bërrylat mbajini s amë të hapura dhe kokën kthejeni 30 sekonda nga e majta dhe 30 sekonda nga e djathta.