14:01 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

5 ngjyra, që s’do t’i hiqni nga trupi këtë vjeshtë

Sapo ka përfunduar gjysma e parë e gushtit, por kjo s’do të thotë që është ende herët për përgatitjet e vjeshtës. Aq më tepër kur të njiheni me ngjyrat që do të bëjnë namin këtë sezon!

Çdo vjeshtë, ka disa ngjyra specifike që dominojnë më shumë se të tjerat, por ky shtator vjen gjithë shije dhe larmishmëri.

Nëse vjeshtën e kaluar u fiksuam te nuancat e tokës, këtë herë vjeshta vjen me ngjyra të vërteta. Gati?

E verdhë e zbehtë

Vetëm imagjinojeni pak këtë veshje me sfondin e vjeshtës. Mrekulli!

Lejla e thellë

Kjo ngjyrë iu shkon të gjithëve dhe padyshim, s’kalon pa u vënë re!

Ngjyrat neon

Luani me ngjyrat e ndezura, sepse ky është viti i kësaj ngjyre. Kombinimet i vendosni ju.

E zeza

E dimë që e zeza është mungesë ngjyre, por s’del kurrë nga moda apo gustot tona. Fustanet e zinj me atlete janë në kulmin e tyre dhe ky trend do të vazhdojë të paktën edhe këtë vjeshtë.

Ngjyra e gjelbër

Kombinimi i kontrasteve është 100% PO për të gjithë njerëzit që kanë ndikim në modë. Kjo veshje përshembull do të duket njësoj mirë si tani ashtu edhe në dhjetor.