08:44 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

731 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë vikendit që lamë pas 731 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, derisa 54 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas raportit të këtij Spitali, janë kryer 18 operacione, ndërsa kanë qenë 15 lindje, 10 nga këto normale dhe 5 me prerje cezariane, përcjellë Indeksonline.

“Kanë lindur 15 foshnje dhe sa i përket gjinisë 6 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 9 të gjinisë mashkullore. Analiza kanë kryer 416 pacientë që në total kanë bërë 8,185 analiza”, shkruhet në raport publikuar në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë./Indeksonline/